"Jemi krenarë që jemi pjesë e vlerave dhe qytetërimit perëndimor"

“Jemi krenarë që jemi pjesë e vlerave dhe qytetërimit perëndimor”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se Presidenti Macron i ka konfirmuar se mbetet i përkushtuar për të ndihmuar Kosovën dhe tërë rajonin në rrugën e integrimit në BE dhe NATO.

“Bashkë me liderë botërorë mora pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, për nder të ish-presidentit Jaqcues Chirac. Trashëgimia politike e presidentit Chirac për sigurimin e paqes në Evropë u vlerësua lart nga të gjithë dhe do të jetë gjithmonë frymëzuese. Jemi krenarë që jemi pjesë e vlerave dhe qytetërimit perëndimor. Presidenti Macron ma konfirmoi se mbetet i përkushtuar për të ndihmuar Kosovën dhe tërë rajonin në rrugën e integrimit në BE dhe NATO”, ka shkruar Thaçi në Facebook.