Tetë vjet pa gjeneral Shaban Shalën

Tetë vjet pa gjeneral Shaban Shalën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në tetë vjetorin e vdekjes së njërit nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shaban Shala, ka thënë se ai tërë jetën ia kushtoi idealit të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

“Shaban Shala mbetet figurë e ndritur e historisë së re të Kosovës”, ka shkruar ai në llogarinë e tij zyrtare “Facebook”.

Ndërsa kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj ka kujtuar Shalën si një njeri të ndershëm, besnik dhe patriot të vërtetë.

Shaban Shala, i cili njihet si veprimtar i hershëm i lëvizjes për çlirim dhe kontribuues i jashtëzakonshëm në luftën e UÇK-së, por gjithashtu edhe i angazhuar në ristrukturimin dhe sistemimin e gjithë ushtarëve të UÇK-së dhe të TMK-së.

Shaban Shala rrjedhë nga një familje atdhetare, i cili ka qenë i burgosur politik dhe veprimtar i hershëm i lëvizjes për çlirim, ka qenë aktivist i dalluar i KMDLNJ-së, kurse gjatë luftës çlirimtare ka dhënë një kontribut të madh në themelimin e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe strukturimin e saj.

Shala ishte dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. I ndjeri po ashtu, ka qenë bashkëluftëtar i komandantit legjendar Adem Jashari, ndërkaq pas luftës ishte pjesëtar i TMK-së me gradën gjeneral dhe deri në momentin e fundit u angazhua në ristrukturimin dhe sistemimin e gjithë ushtarëve të UÇK-së dhe të TMK-së. Shaban

Shala është vëlla i dëshmorit, gjeneral Bedri Shala./21Media