"Takimi në Washington e lehtëson apo e bënë më të afërt mundësitë e arritjes së marrëveshjes”

“Takimi në Washington e lehtëson apo e bënë më të afërt mundësitë e arritjes së marrëveshjes”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot në një konferencë për media është deklaruar për takimet e tij në SHBA.

Ai ka treguar se në Shtëpinë e Bardhë është pritur nga Robert O’Brien, ku ishte edhe ambasadori Grenell.

Takimi me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, Thaçi e vlerësoi të një rëndësie shumë të madhe, pasi që shënon kthimin e interesimit të ShBA-së për arritjen e marrëveshjes finale ndërmjet dy vendeve.

“Jam takuar me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq. Ky takim është i rëndësishëm për disa arsye, takimi shënon kthimin e ShBA në kërkimin e arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Në Kosovë kanë kërkuar prezencën amerikane në këtë proces. E dyta, takimi shënon gatishmëri për të vazhduar procesin pas një stagnimi. Takimi në Washington e lehtëson apo e bënë më të afërt mundësitë e arritjes së marrëveshjes”, tha ai.

Presidenti Thaçi tha se Kosova edhe pse ka fituar pavarësinë, i ka mbetur edhe një hap shumë i rëndësishëm për ta bërë, e ai është anëtarësimi në OKB që do të mundësonte anëtarësimin në të gjitha organizatat e tjera.

“Si Kosovë kemi fituar lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, por ka mbetur të bahet edhe hapi i fundit për përmbylljen, e ky është anëtarësimin në OKB. Anëtarësimi në Kombet e Bashkuara do të thotë anëtarësim në të gjitha organizatat ndërkombëtare, do të thotë paqe, liri, dinjitet për qytetarët e Kosovës”, tha ai.