"Kieran do të jetë i mrekullueshëm te Arsenali"

“Kieran do të jetë i mrekullueshëm te Arsenali”

Ish-trajneri i Celticut, Ronny Deila beson që Kieran Tierney është më i mirë se mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk.

Deila i ka ushtruar të dy lojtarët dhe ka mendim se Tierney ka një mentalitet më të mirë se holandezi.

“Kieran do të jetë i mrekullueshëm te Arsenali, ai duhet të ndryshojë pak stilin, por pavarësisht kësaj ai ka gjithçka.Van Dijk ka luajtur në një nivel tjetër që prej kohës kur u largua nga Celticu, mirëpo kam punuar me të dytë dhe Kieran është më i mirë”, deklaroi ai.

Ai tha se të dy lojtarët duan të luajnë në nivelet e larta dhe të dytë kanë gjithçka që iu nevojitet.