Janë kompletuar 16 skuadrat pjesëmarrëse në playoffin e sivjetmë të NBA

Janë kompletuar 16 skuadrat pjesëmarrëse në playoffin e sivjetmë të NBA

Është Minnesota Timberwolves ekipi, që në ndeshjen e fundit të sezonit të rregullt mposhti në përballjen direkte për vendin e tetë Denver Nuggets , duke u kthyer në playoff pas plot 14 vitesh.

Në Target Center të Minneapolisit u zhvillua një ndeshje për infarkt. Drithëruese dhe plot emocione, pasi fituesi u vendos vetëm në kohën shtesë.

112:106 përfundoi ky takim, teksa koha e rregullt ishte mbyllur në barazim 101:101.

Nikola Jokiq me një paraqitje të jashtëzakonshme për Nuggets me 35 pikë dhe 10 kërcime, por të pamjaftueshme për të shmangur humbjen dhe mbetjen jashtë playoffit. Ndërsa në krahun tjetër, dyshja Jimmy Butler dhe Karl Anthony Towns u kundërpërgjigjën me 31 përkatësisht 26 pikë, duke rezultuar më të rëndësishëm për skuadrën e tyre.

Në duelin për vendin e tretë në Perëndim, Portland triumfoi ndaj Utah Jazz me rezultatin 102:93, falë Damian Lillard që ishte fantastik me 36 pikë dhe 10 asistime, ndërsa CJ McCollum shtoi edhe 19 pikë të tjera për Blazers.

Oklahoma City Thunder ruajtën vendin e katërt pasi fituan 137:123 ndaj Memphis Grizzlies.

Në Chesapeake Energy Arena, shkëlqeu Paul George me 40 pikë, duke fituar edhe duelin me kundërshtarin e tij Brooks, që realizoi 36 pikë.

Konferenca e Lindjes:

(1) Toronto Raptors – (8) Washington Wizards

(2) Boston Celtics – (7) Milwaukee Bucks

(3) Philadelphia 76ers – (6) Miami Heat

(4) Cleveland Cavaliers – (5) Indiana Pacers

Konferenca e Perëndimit:

(1) Houston Rockets – (8) Minnesota Timberwolves

(2) Golden State Warriors – (7) San Antonio Spurs

(3) Portland Trail Blazers – (6) New Orleans Pelicans

(4) Oklahoma City Thunder – (5) Utah Jazz