Portland Trail Blazzers kthehen me një fitore të madhe ndaj Thunder

Portland Trail Blazzers kthehen me një fitore të madhe ndaj Thunder

Dy humbje radhazi për Oklahoma City Thunder, që këtë herë pësoi nga rivali direkt në Konferencën e Perëndimit, Portland Trail Blazers 106: 117 brenda në Chesapeake Energy Arena.

Lojtari kryesor i kësaj mbrëmjeje ishte CJ McCollum me 27 pikë i Portlandit, ndërsa për vendasit Russell Westbrook, ndonëse realizoi 22 pikë, 12 asistime dhe 9 kërcime, nuk ia doli ta shmangë disfatën e ekipit të tij.

Wayne Ellington realizoi vetëm një sekondë para fundit të takimit dhe i dha fitoren e ngushtë 90:89 Miami Heat në parketin e Toronto Raptors, duke ndërprerë serinë prej 12 fitoresh radhazi të kanadezëve brenda në Air Cana Center.

Goran Dragiç realizoi 24 pikë dhe 12 kërcime për ekipin nga Florida, që shënoi ecurinë me të mirë sezonale prej pesë fitoresh radhazi. Në radhët e Raptors mungonte për shkak të lëndimit Kyle Lowry, ndërsa DeMar DeRozan e mbylli si zakonisht me statistikat më të mira 25 pikë dhe 6 asistime.

Rikthehet te fitorja Dallas Mavericks, që triumfoi 114:99 ndaj Orlando Magic. Dirk Nowitzki dhe Dennis Smith Jr. realizuan secili nga 20 pikë për vendasit, që ndalën serinë prej tri humbjesh radhazi