Todibo: Juventusi me kërkoi
11 Tetor 2019
Francezi është i lumtur me zgjedhjen që e ka bërë
Francezi është i lumtur me zgjedhjen që e ka bërë
Mbrojtësi i Barcelonës, Jean-Clair Todibo nuk është penduar për transferimin në Barcelonë.
Todibo u transferua në Barcelonë vitin e kaluar nga Toulouse, por nuk po ka mundësi të tregojë formën e tij më të mirë.
Pavarësisht kësaj, francezi është i lumtur me zgjedhjen e bërë.
19-vjeçari e ka pranuar që gjatë ka pasur kontakt edhe me kampionët e Italisë, Juventus.
“Juventus më kërkoi, por vendosa t’i bashkohem Barcelonës”, deklaroi ai.