Tottenham e United në garë për Fernandes
13 Shtator 2019
Përveç dy klubeve angleze i interesuar për Fernandes edhe Real Madridi
Përveç dy klubeve angleze i interesuar për Fernandes edhe Real Madridi
Tottenham dhe Manchester United janë dy klubet të cilat mbesin të interesuara për mesfushorin e Sporting, Bruno Fernandes.
Portugezi ka qenë shumë afër kalimit te Tottenhami, transferim i cili dështoi për shkak të refuzimit të ofertës nga ana e presidentit të Sportingut.
Mediat në Portugali raportojnë që vlera e lojtarit ka arritur në 70 milionë euro.
Për mesfushorin priten ofertat në afatin e janarit nga dy gjigantët anglez.
Përpos dy klubeve angleze i interesuar mbetet edhe Real Madridi, të cilët po e shohin si zëvendësim të Paul Pogbasë.