Trajneri i ekipit ukrainas kishte bërë një premtim interesant në rast të kualifikimit në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve

Trajneri i ekipit ukrainas kishte bërë një premtim interesant në rast të kualifikimit në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve

Shakhtar Donetsk mposhti mbrëmë Manchester Cityn 2:1 dhe siguroi vendin e dytë në grup, duke u kualifikuar për fazën nokaut të Ligës së Kampionëve.

Paulo Fonseca kishte paralajmëruar se nëse skuadra e tij do të kalonte tutje, ai do të shfaqej para gazetarëve i veshur sikurse heroi i filmit Zorro.

Këtë premtim ai e mbajti dhe me të përfunduar ndeshja u paraqit në konferencë për media me këtë veshje, e cila shkaktoi të qeshura në mesin e gazetarëve