Vjen lajmi i parë befasues nga merkatoja e dimrit në NBA

Vjen lajmi i parë befasues nga merkatoja e dimrit në NBA

Los Angeles Clippers dhe Detroit Pistons kanë arritur marrëveshjen për Blake Griffin, i cili vetëm gjatë verës së kaluar rinovoi kontratën me Clippers për 5 sezone dhe 173 milionë dollarë.

Tashmë, Griffin do të formojë një çift të frikshëm me Andre Drummond.

Sipas ESPN, Pistons do të marrin edhe lojtarët Brice Johnson dhe Willie Reed, ndërkohë që dërgojnë në Los Angeles lojtarët Tobias Harris, Avery Bradley dhe Boban Marjanovic, së bashku me zgjedhjen e parë të draftit të vitit 2018 dhe zgjedhjen e dytë të draftit 2019.