Ndeshja në mes të Trepçës ’89 dhe Prishtinës, e cila zhvillohet të dielën, është derbi i javës së dhjetë në Vala Superligën e Kosovës

Ndeshja në mes të Trepçës ’89 dhe Prishtinës, e cila zhvillohet të dielën, është derbi i javës së dhjetë në Vala Superligën e Kosovës

Ndeshja e cila do të zhvillohet në ‘Riza Lushta’ do të vë përballë kampionin dhe nënkampionin aktual të Kosovës në futboll, në një ndeshje e cila pritet të ngjallë interesim të madh te publiku.

Në kuadër të xhiros së dhjetë të Vala Superligës, dy ndeshje do të luhen të shtunën, Llapi e pret Flamurtarin në Podujevë, ndërsa Feronikeli do të presë Lirinë.

Katër ndeshjet e tjera do të luhen të dielën, ku përveç Trepçës ’89 dhe Prishtinës, Besa dhe Gjilani do të luajnë në shtëpi ndaj Vllaznisë, respektivisht Drenicës, ndërsa Drita luan si mysafire e Vëllaznimit.

Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 14:00.

Vala Superliga – Java 10-të

E shtunë, 14 tetor – ora 14:00

Feronikeli vs Liria

Llapi vs Flamurtari

E diel, 15 tetor – ora 14:00

Besa vs Vllaznia

Gjilani vs Drenica

Trepça’89 vs Prishtina

Vëllaznimi vs Drita