Juve po mundohet ta shesë lojtarin para mbylljes së afatit kalimtar

Juve po mundohet ta shesë lojtarin para mbylljes së afatit kalimtar

Roma, Monaco dhe Barcelona janë duke shfaqur interesim për qendërmbrojtësin e Juventusit, Daniele Ruganin.

Gjiganti italian po mundohet ta shesë italianin para se të mbyllet afati kalimtar.

25-vjeçari nuk ka arritur të luajë në formacionin e parë, që prej kohës kur është transferuar në ekip ish-kapiteni i Ajaxit, Matthijs de Ligt.

Italiani sezonin e kaluar ka pasur vetëm 15 paraqitje në Seria A.