Atletico nuk ka humbur asnjë ndeshj

Atletico nuk ka humbur asnjë ndeshj

Mbrojtësi i Atletico Madrid, Kieran Trippier është i gëzuar që kanë mundur ta rikthejnë ndeshjen ndaj Juventusit.

Atletico ishte duke humbur 0-2, por arritën ta rikthejnë rezultatin në 2-2.

Trippier tha se është mahnitur nga atmosfera që është bërë në “Estadio Wanda Metropolitano”.

Ishim duke humbur 0-2, por arritëm ta rikthejmë rezultatin. Asnjëherë nuk kam parë atmosferë të tillë”, deklaroi ai.

Anglezi në fund foli edhe për mentalitetin e klubit spanjoll duke thënë se janë klub fantastik.

Shfaqim mentalitet të mirë. Që prej kohës kur erdha, mentaliteti i grupit, stafit dhe Simeone është i madh. Bëjmë më të mirën në trajnime. Kjo gjë nuk do të ndaloj dhe kështu do të veprojmë në çdo ndeshje”, deklaroi ai.

Atletico nuk ka humbur asnjë ndeshje në ‘shtëpi’ nga klubet evropiane, që prej vitit 2017.