Presidenti amerikan, Donald Trump kritikoi Kanadanë, me akuzën se po i trajton shumë keq fermerët amerikanë me vendosjen e masave tregtare mjaft kufizuese

Presidenti amerikan, Donald Trump kritikoi Kanadanë, me akuzën se po i trajton shumë keq fermerët amerikanë me vendosjen e masave tregtare mjaft kufizuese

Kjo kundërpërgjigje në Twitter vjen një ditë pas njoftimit nga ana e kryeministrit kanadez, Justin Trudeau për masa shpaguese në përgjigje të vendosjes së taksave deri në 25% për importet amerikane të çelikut dhe 10% ndaj atyre të aluminit me origjinë nga Bashkimi Evropian, Kanadaja dhe Meksika.

“Kanadaja për një kohe të gjatë i ka trajtuar shumë keq aktivitetet tona në fushën e bujqësisë si dhe fermerët tanë. Shumë kufizuese ndaj tregtisë. Ata duhet të hapin tregjet dhe të rrëzojnë barrierat tregtare. Ata kanë një suficit mjaft të madh në tregtinë që kryejnë me ne”, shkruan Trump.

Presidenti amerikan iu referua gjithashtu mosmarrëveshjes për lëndën drusore që përdoret në ndërtim, një çështje që rëndon prej vitesh në marrëdhëniet tregtare amerikano-kanadeze.