"Soleimani vrau ose plagosi rëndë mijëra amerikanë"

“Soleimani vrau ose plagosi rëndë mijëra amerikanë”

Presidenti amerikan, Donald Trump shkroi se komandanti i fuqishëm i Forcave Kuds qëndronte pas vdekjes së miliona njerëzve, përfshirë qytetarë amerikanë dhe bashkatdhetarët e tij iranianë.

”Soleimani vrau ose plagosi rëndë mijëra amerikanë gjatë një periudhe kohe të zgjatur dhe po komplotonte të vriste shumë më tepër”, shkruan Trump në Twitter.

“Ai ishte drejtpërdrejt ose jo përgjegjës për vdekjen e miliona njerëzve, përfshirë numrin e madh të kohëve të fundit të PROTESTUESVE të vrarë në Iran”, shtoi ai.

Udhëheqësi amerikan, i cili ka kërkuar të prishë marrëdhëniet e arritura mes paraardhësit të tij, Barack Obama me regjimin iranian, tha gjithashtu se Soleimani “ishte i urryer dhe frikësues për njerëzit edhe në vendin e tij”