UEFA nis procedurat disiplinore ndaj Francës
14 Shtator 2019
Franca mund të gjobitet me 100 mijë euro
Franca mund të gjobitet me 100 mijë euro
Revista franceze, L’Equipe, raporton se incidenti me himnin e Shqipërisë në përballjen mes Francës dhe Shqipërisë në “Stade de France” një javë më parë, nuk është pritur mirë nga UEFA.
UEFA nisi procedurë disiplinore ndaj Francës, e cila mund të gjobitet me 100 mijë euro.
Franca e mposhti Shqipërinë të shtunën e kaluar, në stadiumin “Stade de France”, me rezultat 4:1. Megjithatë, Federata Franceze e Futbollit mbeti e turpëruar nga një incident që ndodhi para fillimit të ndeshjes.
Në vend të himnit kombëtar shqiptar, në Paris u intonua himni i Andorrës. Kjo shpiu në shtyrjen e ndeshjes për disa minuta, pasi lojtarët e Shqipërisë refuzuan të nisnin ndeshjen pa u korrigjuar gabimi.