Klubi italian mund të marrë një dënim të rëndë nga UEFA

Klubi italian mund të marrë një dënim të rëndë nga UEFA

Problemet e mëdha të Milanit vazhdojnë edhe jashtë fushës. Këtë herë është UEFA e cila nuk ka pranuar planin e drejtuesve të klubit për Fair-Play Financiar .

Projekti i presidentit Li Yonghong, i prezantuar që në fillim të nëntorit nga Marco Fassone, nuk e ka bindur komisionin e Fair-Play në UEFA.

Pavarësisht argumenteve të paraqitura në një dosje prej 150 faqesh, UEFA nuk ka qenë e bindur për potencialin e blerjeve që kanë bërë kinezët.

Në rast kualifikimi në Ligën e Kampionëve apo Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm Milani, mund të ketë edhe pezullim, ndonëse ende nuk është përcaktuar se me çfarë sanksionesh do të përballet klubi.

Kujtojmë se Milani ka shpenzuar afro 200 milionë euro gjatë verës për blerjen e futbollistëve.