"Ajo që ndiejmë është mungesë respekti ndaj klubit tonë"

“Ajo që ndiejmë është mungesë respekti ndaj klubit tonë”

“Collectif Ultras Paris”, siç njihet në kryeqytetin francez tifo-grupi më i ashpër i tifozëve të PSG, ka mbajtur një qëndrim publik ndaj Neymarit, para sfidës me Srtrasbourgun në Ligue 1.

Braziliani, pas një telenovele të gjatë, mbeti në Paris, por duhet të “lodhet” shumë për të shlyer gabimet e tij, që të mund të falet nga mbështetësit e kampionëve të Francës.

Komunikate e tifozëve:

“Nga ana futbollistike, Neymar është një nga talentet më të mëdha të brezit të tij.  Por për ne nuk është aspekti më i rëndësishëm sot. Ajo që ndiejmë është mungesë respekti ndaj klubit tonë, madje në në disa raste edhe poshtërim. Sepse ka zgjedhur një strategji komunikimi shkatërruese, që të mund të kthehej te Barcelona, te një prej rivaleve tona kryesore në Europë, duke i nxitur përfaqësuesit e tij që të shprehnin çdo qëndrim të tijin. Në një moment kur nuk është bërë asnjë sqarim publik nga ana e tij, për të mos folur për faktin që nuk ka kërkuar falje, kemi të drejtë që të jemi skeptikë për ta parë një tjetër sezon me fanellën tonë. Për këtë arsye, i ftojmë të gjithë tifozët parizienë, që janë ndiej të fyer, në një moment ose në një tjetër, t’i tregojnë sot se nuk ka më të drejtë të gabojë dhe se rruga drejt shpengimit do të jetë e gjatë… shumë e gjatë.”