Werner është bërë një ndër sulmuesit më të mirë në Evropë

Werner është bërë një ndër sulmuesit më të mirë në Evropë

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, është duke shfaqur interesim për yllin e Leipzig, Timo Werner.

Werner është bërë një ndër sulmuesit më të mirë në Evropë dhe Solskjaer po shpreson që blerja e tij do ta rikthejë sulmin e “Djajve të Kuq”, në formën e duhur.

Sipas disa mediave angleze, tekniku norvegjez po shpreson ta forcojë sulmin duke transferuar gjermanin dhe sulmuesin e Juventusit, Mario Mandzukic.

Gjermani ka qenë më herët i lidhur me një kalim në Premier Ligë te Liverpool, por një gjë e tillë ka dështuar.

Në sezonin e kaluar gjermani shënoi 68 gola në 124 paraqitje në të gjitha garat.