United shumë këmbëngulës

United shumë këmbëngulës

Manchester United është i gatshëm të shpenzojë një shumë të madhe të parave për sulmuesin Erling Haaland e RB Salzburg dhe Jadon Sancho nga Borussia Dortmund.

Haaland është duke shkëlqyer me klubin austriak, pasi ka shënuar 26 gola në 18 paraqitje, gjë që ka bërë të fitojë vëmendjen e gjigantëve evropianë.

Sipas mediave angleze, “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të paguajnë rreth 85 milionë euro për futbollistin norvegjez.

Përveç United, interesim për shërbimet e tij kanë shfaqur edhe Liverpool, Juventus, Napoli dhe Real Madrid.

Nga ana tjetër edhe sulmuesi i Dortmundit, Jadon Sancho gjithashtu vazhdon me formën e shkëlqyer.

United që nga afati veror dëshiron ta transferojë në “Old Trafford” futbollistin anglez, mirëpo nuk është arritur asnjë marrëveshje.

Disa raportime thonë që United është i gatshëm të paguajë rreth 100 milionë euro për sulmuesin.

Ndërsa gjatë afatit dimëror sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukic pritet të transferohet në “Old Trafford”.