Në takim u shkëmbyen dhuarta mes Ademit dhe Demës

Në takim u shkëmbyen dhuarta mes Ademit dhe Demës

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema u prit sot në takim nga kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Në këtë takim të përbashkët, UP-ja dhe FFK-ja u dakorduan për të bashkëpunuar në fusha me interes të përbashkët për të dyja palët, përfshirë këtu ekzekutimin e disa lehtësirave për lojtarët e FFK-së, të cilët janë studentë të UP-së, si dhe bashkëpunimin në ngritjen e infrastrukturës së sportit në UP.

Gjatë takimit rektori Dema theksoi që është kënaqësi e veçantë të jesh në ambientet e Federatës më të dashur për vendin, teksa foli edhe për progresin e bërë në UP, në veçanti në lëminë e sportit.

Dema, njëherësh, përgëzoi kryetarin e FFK-së për të arriturat e Kombëtares së Kosovës në Kampionatin Evropian duke uruar që këto suksese të jenë edhe më të mëdha në vijim.

Në anën tjetër, kryetari Ademi tha që bashkëpunimi me UP-në është një nder dhe nevojë për ta si Federatë. Në fund të këtij takimi, në emër të Federatës, kryetari i saj i dhuroi rektorit Dema një fanellë të Kombëtares së Kosovës, ndërsa rektori Dema i dhuroi logon e UP-së.