Mbrojtësi i Barcelonës nuk është i lumtur me minutat në dispozicion te skuadra katalanse

Mbrojtësi i Barcelonës nuk është i lumtur me minutat në dispozicion te skuadra katalanse

Aleix Vidal mund t’i jep lamtumirën Barcelonës, gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi për të ka shprehur interesim Valencia.

Sipas Superdeporte, Valencia tashmë ka nisur kontaktet me agjentin e lojtarit i cili pëlqehet shumë nga trajneri Marcelino Garcia Toral.

25-vjeçari i është bashkuar Barcelonës në vitin 2015, por deri më tani ka regjistruar vetëm 37 paraqitje edhe për fajin e një lëndimi të rëndë që kishte pësuar sezonin e shkuar.

Vidal është vetëm zgjedhja e tretë e trajnerit të Barçës, Ernesto Valverde, pas Nelson Semedos dhe Sergi Robertos dhe për këtë arsye ai kërkon të shkojë në një ekip ku i garantohet të luajë më shumë.