Janë caktuar gjyqtarët për javën e 16-të në Serie A

Janë caktuar gjyqtarët për javën e 16-të në Serie A

Paolo Valeri është përcaktuar si gjyqtar kryesor për ‘Derbin e Italisë’ që zhvillohet mes Juventusit dhe Interit të shtunën.

Zikaltërit hyjnë në këtë sfidë si lider të Serie A pas fitores së thellë prej 5:0 ndaj Chievos javën e kaluar, kurse Juventusi ka mposhtur Napolin në udhëtim 1:0.

Valeri ka gjykuar një ndeshje të Juventusit këtë sezon, atë përballë Milanit në muajin tetor, ku bardhezinjtë kanë triumfuar 2:0, kurse kjo do të jetë ndeshja e parë për të që e gjykon Interin në stinorin aktual.

Luca Banti do të jetë gjyqtar i katërt, kurse Massimiliano Irrati në VAR.