Heskey: Alisson është portier i mrekullueshëm

Heskey: Alisson është portier i mrekullueshëm

Van Dijk u transferua në Liverpool, para dy viteve për 75 milionë euro. Ish-sulmuesi i Liverpool-it, Emile Heskey beson që mbrojtësi Virgil Van Dijk është në formë të mirë.

Holandezi është transferuar në “Anfield”, para dy viteve për 75 milionë euro dhe ka arritur të fitojë Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar. Van Dijk arriti të fitojë edhe çmimin lojtari më i mirë i shpallur nga UEFA, ndërsa është një ndër tre kandidatët kryesorë për të fituar Topin e Artë.

Heskey beson që holandezi ka ndryshuar pasi është në majë, andaj të gjithë sulmuesit do të luajnë më mirë kundër tij.

“Lojtarët luajnë në formën më të mirë kur kanë kundërshtarë Van Dijk. Kur je në majë, të gjithë e pranojnë këtë sfidë. Luajti një sezon duke mos pasur asnjë gabim, është normale që ka vëmendjen e të gjithëve. E kontrollon mbrojtjen e Liverpool-it. Bën që të gjithë të besojnë dhe falë tij klubi është shumë më i fortë”, deklaroi ai.

Heskey beson që sapo të rikthehet portieri Alisson Becker, mbrojtja e “ The Reds”, do të rikthehet përsëri në formën më të mirë.

“Mbrojtja e Liverpool-it do të rikthehet në formën më të mirë sapo Alisson të rikthehet në portë. Është portier i mrekullueshëm, por edhe arrin t’i kuptojë mbrojtësit. Një sulmues do ta këtë shumë më të vështirë kur mundohet ta kaloj një mbrojtës, pastaj të ketë përball Alisson-in”, përfundoi ai.