E vetmja ofertë serioze e Varandasit është ajo e Tottenhamit

E vetmja ofertë serioze e Varandasit është ajo e Tottenhamit

Presidenti i Sporting CP, Frederico Varandas ka konfirmuar se ka refuzuar ofertën e Tottenhamit për yllin e skuadrës, Bruno Fernandes.

Fernandes gjatë gjithë verës ishte i kërkuar nga dy klubet angleze United e Tottenham, por në fund nuk u transferua tek asnjëra.

Varandas tha se ka pasur oferta, mirëpo oferta e Tottenhamit ishte e vetmja  serioze.

Patëm disa oferta, por serioze ishte nga Tottenhami. Ofruan 45 milionë euro plus 20 milionë euro për qëllimin që të fitojnë Premier Ligën dhe Ligën e Kampionëve. Pasi refuzova u ktheva në akademi dhe tregova se do të qëndroj me ne derisa të vjen oferta tjetër nga ndonjë klub tjetër. Bruno e kuptoj që oferta nuk ishte e mjaftueshme, pavarësisht që lidhjet janë të mira mes lojtarit dhe trajnerit, por kurrë nuk do të vendos lidhjen para interesit të Sportingut”, deklaroi ai.