Të dy sulmuesit shënuan në ndeshjen e kaluar ndaj Osasunes

Të dy sulmuesit shënuan në ndeshjen e kaluar ndaj Osasunes

Sulmuesi i Real Madridit Lucas Vazquez beson që Vinicius Junior dhe Rodrygo Goes mund të jenë yjet e ardhshme në “Santiago Bernabeu”.

Të dy sulmuesit shënuan në ndeshjen e kaluar ndaj Osasunes, për t’i dhuruar Realit tri pikë.

Për këtë gjë është i kënaqur edhe spanjolli pasi beson që brazilianët janë duke punuar shumë.

Jemi të lumtur që janë transferuar në skuadër. Janë të qetë dhe mund të përmirësohen. Kanë të gjitha mundësitë për t’u bërë yje”, deklaroi ai.

Vazquez në fund foli edhe për golin e bukur të Vinicius, transmeton KosovaPress.

Jemi shumë të lumtur. Është djalë i pabesueshëm që punon shumë. Sot i ndihmoi skuadrës me një gol, andaj jemi të lumtur”, përfundoi ai.