Mbrojtësi belg nuk ka vend në skuadrën e Ernesto Valverdes

Mbrojtësi belg nuk ka vend në skuadrën e Ernesto Valverdes

Thomas Vermaelen gjatë një interviste për mediat spanjolle ka shprehur pakënaqësinë e tij për situatën që po kalon te Barcelona.

Mbrojtësi, i cili gjatë këtij sezoni është aktivizuar vetëm një herë nga trajneri Valverde në Kupën e Mbretit, deklaroi se është penduar që ka mbetur pjesë e Barcçës.

Ai theksoi se kishte vendosur të qëndronte duke menduar se kjo do të ishte pozitive për të, por duke parë situatën aktuale ai theksoi se asgjë nuk po shkon siç duhet, duke lënë të hapur një mundësi largimi gjatë janarit.

“Fillimisht mendova të largohesha pas disa ofertave, por ata më bindën të qëndroja”, ka thënë Vermaelen.

“Ky ishte një gabim pasi kam mundur të isha në ndonjë skuadër ku do të luaja rregullisht”, ka theksuar belgu.