​Verratti “kërcënon” PSG-në

​Verratti “kërcënon” PSG-në

E ardhmja e Marco Verratti duket më larg Paris Saint Germain. Mediet italiane raportojnë se mesfushori italian ka kërkuar nga PSG-ja që ta fusin në tregun e transferimeve të kësaj vere.

Madje, raportohet se reprezentuesi i Italisë ka kërcënuar PSG-n se nuk do të kthehet më në Paris, duke pranuar në mënyrë të qartë së dëshiron transferimin tek Barcelona.

“Nuk kthehem më në Paris”, citohet të ketë thënë Verratti, i cili kërkohet edhe nga Bayern Munich.