Futbollisti kilian do të largohet nga Bayern Munichu gjatë këtij afati kalimtar

Futbollisti kilian do të largohet nga Bayern Munichu gjatë këtij afati kalimtar

Dukej se Arturo Vidal do të shkonte tek Interi, por në garë është futur Barcelona e cila ka arritur ta bind kilianin të transferohet në Camp Nou.

Mediat në Spanjë raportojnë që Vidal tashmë është marrë vesh me drejtuesit katalanas dhe tani duhet të gjendet edhe gjuha e përbashkët mes dy klubeve, në mënyrë që 31-vjeçari të bëhet pjesë e Barçës.

Për Vidal, Barcelona pritet t’i paguajë Bayernit 30 milionë euro, shifër kjo që kënaq është e pranueshme për bavarezët, pasi trajneri Niko Kovaç nuk e do më atë në skuadër.

Vidal pritet që sonte të udhëtojë drejt Barcelonës, ku do të kryejë edhe testet mjekësore.