Kane ka shënuar 32 gola që nga viti 2015

Kane ka shënuar 32 gola që nga viti 2015

Ish-sulmuesi i Barcelonës, David Villa ka thënë se sulmuesi i Tottenham, Harry Kane është qendërsulmuesi më i mirë në botë.

Kane ka arritur të shënojë 32 gola në 45 ndeshje për Anglinë që nga koha kur ka debutuar në vitin 2015.

Spanjolli ka thënë se anglezi për momentin është qendërsulmuesi më i mirë në botë.

“Është qendërsulmuesi më i mirë në futboll për momentin. Është i mirë në gjithçka që bën, është një ndër kandidatët për të fituar Këpucën e Artë në Euro 2020”, deklaroi ai.

Villa gjithashtu e ka këshilluar anglezin të mos largohet nga Tottenham.

“Nuk duhet të transferohesh në tjetër klub për të motivuar vetën. Harry ka luajtur gjithmonë për Tottenham. E di që momentalisht nuk janë duke kaluar mirë. Do të jetë i mirë ku do që luan, ka talentin për të luajtur në ligat tjera”, përfundoi ai.

Kane mbetet i lidhur me një kalim te gjiganti spanjoll Real Madrid.