Real Madrid ka pësuar humbje të “dhimbshme”, pasi është mundur në shtëpi nga Villarreal, me rezultat 0-1

Real Madrid ka pësuar humbje të “dhimbshme”, pasi është mundur në shtëpi nga Villarreal, me rezultat 0-1

Golin e fitores për mysafirët e shënoi Fornales në minutën e 87-të.

Real Madridit nuk i bënë punë Ronaldo, Bale e Isco, të cilët i kishte në vijën e sulmit.

Derisa madirlenët kanë humbur, fitore të thellë ka shënuar Girona, e cila e ka mposhtur Las Palmas, me rezultat 6-0.

Pas kësaj humbje, Real Madrid gjendet në pozitën e 4-të në LaLiga me 32 pikë, kurse lider është Barcelona që ka 48 pikë, pas të cilit vinë Atletico Madrid me 40 pikë dhe Valencia me 37.