Sot pritet të caktohet masa e paraburgimit për të pandehurin

Sot pritet të caktohet masa e paraburgimit për të pandehurin

Prokuroria Themelore në Gjakovë sot ka dhënë detaje për vrasjen që ndodhi pasditen e djeshme në fshatin Marmull të kësaj komune.

I dyshuari A. Gj., nga i njëjti fshat ka privuar nga jeta T.B., i moshës 40 vjeç dhe ka plagosur një person tjetër A.N., 56 vjeçar.

Sipas deklaratës së të plagosurit, dyshohet se motivi është pronësor.

I njëjti është duke u trajtuar në Spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Policia pasi ka bastisur shtëpinë e të pandehurit, e ka arrestuar të njëjtin dhe i ka konfiskuar armën me të cilën i ka kryer veprat.

Nga ana e Njësisë së forenzikës së policisë rajonale është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes dhe janë siguruar dëshmitë e nevojshme.

Trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të Prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Sot pritet që prokurori i rastit, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, ndaj të pandehurit të paraqet kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.