Ai u vra nga policia

Ai u vra nga policia

Cherif Chekatt, autori i sulmit të së martës në tregun e Krishtlindjes në Strasburg, u vra sot në mbrëmje nga policia në lagjen Neudorf.

Autori u vra në rrugën “74 Lazaret”, ku ndodhej një prani e shtuar e forcave të policisë.

“Ai ka qëlluar në drejtim të një ekipi të policëve të sigurisë publike, i cili është kundërpërgjigjur menjëherë”, njoftoi për median një burim nga policia.

Të martën në mbrëmje, pak para orës 20:00 ai ka hyrë në qendrën historike të qytetit në mes të tregut të Krishtlindjes dhe ka hapur zjarr ndaj kalimtarëve. Më pas është konfrontuar me forcat e rendit, ku ka marrë një plagë në krah, përpara se të arratisej me taksi.