Flores është shkarkuar pas humbjes

Flores është shkarkuar pas humbjes

Quique Sanches Flores, menaxheri i Watford është shkarkuar pas humbjes nga Southampton me rezultat 2:1. Drejtuesit e skuadrës sot pas takimit vendosën që ta falënderojnë ekspertin spanjoll për bashkëpunim pas 85 ditësh.

Flores mori Watford nga Javi Gracia, por ai nuk përmbushi pritjet pasi skuadra ka fituar vetëm një nga gjithsej dhjetë ndeshje të zhvilluara nën drejtimin e tij.

Skuadra aktualisht ndodhet në pozitën e parafundit në tabelë me vetëm tetë pikë dhe me gol-diferencë të tmerrshme 9:28.

Watford dje pësoi nga Sothampton me rezultat 2:1, por tifozët ende e kanë të freskët humbjen e thellë nga City me rezultat 8:0.

“Më vjen keq për tifozët, lojtarët dhe pronarët. Këto janë periudha të vështira për të gjithë ne, edhe pse menduam se po lëviznim në drejtimin e duhur”, tha Flores pas humbjes ndaj Southampton.

Sanchez Flores është trajneri i tretë i Premier Ligës në dy javët e fundit që pushohet nga puna, pas Unai Emeri i Arsenalit dhe Maurice Pochetin e Tottenham patën të njëjtin fat.

Chris Hutton përmendet si kandidati i parë për pozicionin e menaxherit të Watford.