Trajneri i Arsenalit shpreh besim të plotë te sulmuesi francez

Trajneri i Arsenalit shpreh besim të plotë te sulmuesi francez

Alexandre Lacazette i është bashkuar Arsenalit këtë verë nga Lyoni, por ende nuk është një sulmues standard në ekipin e Arsene Wenger.

Në dy derbit e fundit ndaj Liverpoolit dhe Manchester Cityt, Lacazette ka qenë rezervist, por përkundër kësaj Wenger thekson se ka besim të plotë te sulmuesi dhe se shumë shpejt ai do të jetë shumë i rëndësishëm për ekipin.

“Kam shumë zgjedhje në vijën e sulmit. Lacazette ka luajtur mjaftueshëm këtë sezon. Përveç ndeshjes me Manchester Cityn, ai ka qenë pothuajse gjithnjë startues. Kam besim të plotë në të”, ka thënë Wenger.

Mirëpo kur është pyetur nga gazetarët nëse do të luajë të shtunën në derbin ndaj Tottenhamit, Wenger është përgjigjur: “Nuk e kam marrë ende vendimin se kush do të luajë, por është një mundësi që të jetë Lacazette”.