Futbollisti belg pas një aventure të shkurtër në Kinë është kthyer përsëri në Evropë

Futbollisti belg pas një aventure të shkurtër në Kinë është kthyer përsëri në Evropë

Borussia Dortmund ka pasur për rival, Manchester Unitedin në garën për të nënshkruar me Axel Witsel.

Por zgjedhja e lojtarit ka qenë klubi gjerman, i cili ka paguar 20 milionë euro për ta blerë belgun.

Këtë fakt e tregon agjenti i futbollistit, Paul Stefani, sipas së cilit Jose Mourinho e donte Witselin në Old Trafford.

“Përveç Dortmundit, kishte edhe ekipe të tjera që interesoheshin për të”, ka thënë Stefani.

“Manchester United kishte shprehur interesim, ashtu si edhe Napoli. Por unë i thash atij: ‘Në Dortmund do të jesh numër një, kurse te Manchester United do të jesh një numër ashtu si edhe te Napoli”, ka theksuar ai.