Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë  ka thënë se ndihma e FSK-së erdhi në kohën e duhur

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë  ka thënë se ndihma e FSK-së erdhi në kohën e duhur

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë Olta Xhaçka ka falënderuar Forcën e Sigurisë së Kosovës për ndihmën ndaj shtetit shqiptare. “Ndihma me elemente e materiale për 90m ura “bailey” nga #Kosova, jo vetëm është e çmuar, por vjen në kohën e duhur, kur nga përmbytjet e fundit janë dëmtuar 65 ura në të gjithë vendin. Faleminderit FSK”, ka shkruar ajo në Facebook.

Sot Kontingjenti i parë i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka filluar operacionin humanitar për t’u ndihmuar autoriteteve në Shqipëri në sanimin e pasojave nga vërshimet./21Media