Dy futbollistët e Barcelonës transferohen te skuadra e Premier Ligës

Dy futbollistët e Barcelonës transferohen te skuadra e Premier Ligës

Yerry Mina dhe Andre Gomes do të jenë futbollistë të Evertonit sezonin e ardhshëm.

Të dy lojtarët kanë kryer testet mjekësore në një klinikë në Barcelonë, para zyrtarizimit nga klubi anglez. Mbrojtësi kolumbian do të shitet përfundimisht nga “blaugranat”, ndërsa transferimi i Andre Gomesit do të jenë në formë huazimi.

Në rastin e Yerry Minas, Barcelona priti deri në momentin e fundit një ofertë zyrtare nga Manchester United duke shpresuar në blerjen e Paul Pogbas, por ajo nuk erdhi kurrë, ndaj me këmbënguljen e trajner Marco Silva do t’i bashkohet skuadrës nga “Goodison Park”, duke hedhur poshtë ofertën e Lyonit në Francë.

Mina dhe Gomes kanë pasur minutazh të vogël në skuadrën e Barcelonës stinorin e shkuar.