21 vjet nga rënia e Lek Gradicës

21 vjet nga rënia e Lek Gradicës

Në 21-vjetorin e rënies së Doktor Lec Gradicës, sot është zbuluar pllaka përkujtimore në vendin ku ra heroikisht Doktor Leci.

Doktor Leci ishte ndër mjekët e parë që iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke mos e vënë në diskutim për asnjë moment profesionin e tij prej mantelbardhi, edhe në kohën kur UÇK vepronte ilegalisht.

Dr. Leci ra heroikisht duke shëruar plagët e luftëtarëve të UÇK-së dhe popullatës në malet e Qyqavicës më 24 shtator.

Në pllakën përkujtimore shkruan “Këtu ra Heroi Dr. Lec Gradica në altarin e lirisë, duke i shëruar plagët e ushtarëve të UÇK-së dhe duke ndihmuar popullatën. Lavdi”.

Në zbulimin e pllakës të pranishëm ishin familjarë dhe ish-ushtarë të UÇK-së.

Dr. Leci është mjeku i parë i UÇK-së i rënë në detyrë.