Modriq është i lënduar

Modriq është i lënduar

Trajneri i Realit, Zinedine Zidane dëshiron që mesfushori Luka Modriq të mos luajë për Kroacinë.

Modriq është i lënduar, por ai pritet të ftohet nga kombëtarja e Kroacisë për Euro 2020.

Kroacia luan kundër Hungarisë më 10 tetor, ndërsa tri ditë më vonë me Uellsin, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Sipas mediave spanjolle, tekniku francez dëshiron që kroati të mos pranojë të luajë pasi është i lënduar.

Zidane ka tërë mbështetjen e bordit, andaj kjo gjë mund të ndodhë.