"Shpresoj të jetë goli i parë nga të shumtët”

“Shpresoj të jetë goli i parë nga të shumtët”

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ishte i lumtur me golin e sulmuesit Eden Hazard, në fitoren ndaj Granadas.

“Los Blancos”, dje arritën të mposhtin Granadan me rezultat 4-2, në kuadër të javës së tetë të LaLiga.

Tekniku francez tha se shpreson që ky goli të jetë i pari nga të shumtë që do të shënoj belgu.

“Na duhet në këtë formë dhe duhet të shënoj. Ishte i lumtur dhe ne jemi të lumtur për të. Shpresoj të jetë goli i parë nga të shumtët”, deklaroi ai.

Zidane gjithashtu foli edhe për gabimin që ka bërë portier Alphonse Areola, gjë që shkaktoj që kundërshtarët të shënojnë golin e parë.

“Nuk kemi për t’i thënë asgjë. E di gabimin që ka bërë, por luajti një ndeshje të mirë. Nuk e mbrojti vetën, andaj jam i lumtur”, përfundoi ai.

Reali mbetet në vendin e parë me 18 pikë, por gjysma e klubeve të tjera nuk i kanë zhvilluar ndeshjet e javës së tetë, në kuadër të LaLigas.