Zidane: Sot kemi shansin për të treguar vetën

Zidane: Sot kemi shansin për të treguar vetën

Trajneri i Realit, Zinedine Zidane ka thënë se spekulimet për trajnerin Jose Mourinho, kanë filluar ta shqetësojnë.

Reali ka fituar vetëm katër ndeshje në 10 të fundit, gjë ka bërë të këtë shumë presion të tekniku francez.

Spekulimet për rikthimin e Mourinhos në krye të Realit janë bërë të mëdha.

Sipas disa raportimeve, në rast se madrilenët nuk fitojnë sot ndaj Galatasaray pritet shkarkimi i Zidane.

Njerëzit harrojnë çfarë ka ndodhur në të kaluarën, me rëndësi është e tashmja. Nuk mund të them se nuk me shqetëson, sepse me shqetëson. Si trajner duhet të bëj më të mirën, të motivoj lojtarët të japin më të mirën. Është ndeshje e mirë, stadium i mirë, do të provojmë të fitojmë”, deklaroi Zidane.

Në fund Zidane foli edhe për formën e dobët të “Los Blancos”.

E dimë situatën. Kemi filluar shumë dobët në Ligën e Kampionëve, por sot kemi shansin për të treguar vetën. Kam qenë 18 vjet si lojtar dhe trajner. Presioni është gjithmonë, andaj duhet të përgatitemi për ndeshjen”, përfundoi ai.

Ndeshja ndërmjet Realit dhe Galatasarayt fillon në ora 21:00.