E ardhmja e Paul Pogba ende mbetet e paqartë

E ardhmja e Paul Pogba ende mbetet e paqartë

Sipas raportimeve të fundit, Zinedine Zidane dëshiron me çdo kusht ta ketë mesfushorin e Manchester United që nga sezoni i ardhshëm.

Francezi është i lidhur që një kohë të gjatë për një kalim të mundshëm tek Madrilenët, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri më tani, si pasojë e mosmarrëveshjes së drejtuesve të klubit.

Sipas asaj që raporton prestigjiozja spanjolles Marca, Zidane e sheh Pogban si përforcimi ideal për krijimin e një skuadre të fortë për sezonin e ardhshëm.

Madje raportohet se pikërisht francezi ishte kërkesa kryesore për Zinedine Zidane në momentin e rikthimit të tij në klubin mbretëror.

Vlen të theksohet se Zidane dhe Pogba kishin një takim në Dubai, ku 26 vjeçari ishte duke u rehabilituar nga dëmtimi që e la atë jashtë fushave disa javë.