"Betis është skuadër e mirë me lojtarë të mirë"

Betis është skuadër e mirë me lojtarë të mirë”

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane ka thënë se është i lumtur me lojën e skuadrës në ndeshjen ndaj Real Betis.

Dje “Los Blancos”, humbën shansin për t’u bërë lider në La Liga, pasi barazuan me Real Betis (0-0).

Tekniku francez ka thënë se kanë luajtur shumë mirë, por gjëja e vetme që mungonte ishte goli.

“Janë mbrojtur shumë mirë. Nuk do të shënojmë nga pesë gola në çdo ndeshje. Betis është skuadër e mirë me lojtarë të mirë. Në pjesë e parë ishim të mrekullueshëm në çdo gjë. Nuk arritëm të shënojmë, ndërsa në pjesën e dytë ndeshja ishte e barabartë. Është rivalitet i madh, por është ‘turp’ që përfundoi me barazim”, u shpreh ai.

Reali është në vendin e dytë në tabelë me 22 pikë, aq sa ka edhe rivali i përjetshëm Barcelona që është lider, ndërsa ndeshja e radhës është kundër Galatasaray këtë të mërkurë.