Mourinho zavendëson trajnerin Mauricio Pochettino

Mourinho zavendëson trajnerin Mauricio Pochettino

Jose Mourinho është trajner i ri i Tottenham në një kontratë që është e vlefshme deri në përfundim të sezonit 2023.

Trajneri i Tottenham-it Mauricio Pochettino u shkarkua mbrëmjen e djeshme, transmeton rtv21.tv.

Në një prononcim të shkurtër, Mourinho tha se ishte i lumtur që po i bashkohet Tottenham, një skuadër e fortë dhe me tifozë pasionantë. Ndërsa, Daniel Levy tha se Tottenham ka arritur të sigurojë shërbimet e trajnerit më të suksesshëm në botë.

Ndeshja e parë e portugezit në drejtimin e Tottenham do të jetë të shtunën kur luan me West Ham në “London Stadium”./21Media