LDK e VV dalin nga takimi

LDK e VV dalin nga takimi

Menjëherë pas konfirmimit të kandidaturës së Vjosa Osmanit për kryeministre nga LDK-ja, kjo e fundit së bashku me kreun e partisë, e me Lutfi Hazirin, kanë zhvilluar një takim kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

Takimi mes kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe kryetrait të VV-së, Albin Kurti ka përfunduar pak minuta më parë.

Nga takimi tashmë kanë dalë edhe Mustafa e Kurti. Ata nuk kanë pranuar të flasin për media.

Ky takim është zhvilluar në hotel Sirius në Prishtinë.

Pjesë e këtij takimi kanë qenë edhe Glauk Konjufca dhe Besnik Bislimi.

Sot ndërkaq, Vjosa Osmani u zgjodh kandidate për kryeministre nga LDK-ja, pas një mbledhje që zgjati më shume se tre orë në selinë qendrore të kësaj partie.