​​Pacolli mirënjohës ministrit të Jashtëm Cassis për premtimin e mbajtur

Këshilli Federal Zviceran ka miratuar Marrëveshjen për Sigurimet Sociale me Kosovën

Parlamenti i Zvicrës ka vendosur sot lidhur me ratifikimin e marrëveshjes për pensionet me Kosovën, me 110 vota pro.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli e ka përshëndetur votimin e Këshillit Federal Zviceran për miratimin e Marrëveshjes për sigurimet sociale me Kosovën.

I lumtur qe një vit që nga vizita ime në Zvicër dhe takimi me Ministrin e Jashtëm Ignazio Cassis, sot Këshilli Federal Zviceran ka miratuar Marrëveshjen për Sigurimet Sociale me Kosovën. I jam mirënjohës Ministrit të Jashtëm Cassis për premtimit e mbajtur dhe mbështetjen e plotë për këtë çështje të rëndësishme për qytetaret tanë. Marrëveshja e miratuar mundëson pagesën jashtë vendit të pensioneve për qytetarët e Kosovës qe jetojnë dhe kanë punuar në Zvicër. Urime!” ka shkruar Pacolli në Facebook.

Ndryshe, Pensionet e kosovarëve që kanë punuar në Zvicër ishte ndërprerë në vitin 2010. Kjo marrëveshje më parë ka qenë e nënshkruar mes ish-Jugosllavisë dhe Zvicrës qysh në vitin 1962. Që nga viti 2010 e deri tani kosovarët që kanë kontribuuar në Zvicër, që kanë punuar e kanë kontribuar atje nuk kanë marrë pensione./21Media

Back to top button