​245 persona përfunduan dje në Emergjencë

245 pacientë kanë marrë shërbime shëndetësore emergjente në 24-orët e fundit, në kuadër të Klinikës Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se 28 pacientë janë pranuar për trajtim të mëtejmë mjekësor në kuadër të klinikave kirurgjike, internistike dhe Mjekim Intensiv Qendror.
Sipas raportit 24-orësh, 69 raste kanë qenë internistike, 60 raste kanë qenë të natyrës ortopedike dhe 37 në dhomën kirurgjike, po ashtu, 59 raste janë trajtuar në kuadër të dhomës së Reanimimit./21Media

Back to top button