​5 dhjetori ditë zie kombëtare në SHBA për ish-presidentin Bush

Bush ka vdekur sot në moshën 94 vjeç

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shpallur 5 dhjetorin ditë zie kombëtare në nderim të presidentit të 41-të, George H. W. Bush, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Presidenti Trump bashkë me bashkëshorten e tij, Melania do të jenë gjithashtu të pranishëm në ceremoninë e varrimit që do të zhvillohet në Katedralen Kombëtare në Washington.

Trump ka anuluar një konferencë të planifikuar për media të shtunën pasdite në samitin G20 në Buenos Aires, duke shkruar në Twitter se nuk do të pranojë pyetje nga gazetarët “nga respekti për familjen Bush dhe ish-presidentin George H.W. Bush”.

Ish-presidenti amerikan, George Walker Bush ka vdekur sot në shtëpinë e tij në Hjuston në moshën 94 vjeçare.

Back to top button