​Ajri sonte në Prishtinë në nivel të rrezikshëm

Cilësia e ajrit doli të jetë në shkallën 432

Prishtina është mbuluar sonte nga ajri tejet i dëmshëm, që për momentin është më i ndoturi në Evropë.

Sipas matjeve të fundit të cilësisë së ajrit nga matësit e Ambasadës Amerikane në Prishtinë në ora 18:00, cilësia e ajrit del të jetë në shkallën 432, që është i rrezikshëm (Hazardous).

Kjo është shkalla më e larët e ndotjes që Prishtina ka pas këtë vit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka alarmuar se ndotja e ajrit është një prej kërcënimeve më të mëdha për shëndetin global.

Sipas agjencisë së OKB-së për Shëndetësi, ndotja e ajrit vret 7 milionë njerëz në botë çdo vit, përfshirë 600 mijë fëmijë.

Po ashtu, ajri i ndotur ndikon që shumë fëmijë të lindin me probleme mendore e fizike.

Back to top button